BOTA

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim, Navalny njihet sot me vendimin e gjykatës

Alexei Navalny pritet të njihet sot me masën për akuzat e lidhura me ekstremizmin.

Navalny është dënuar për përvetësim dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim prej nëntë vitesh, por akuzat e reja për terrorizëm rrezikojnë t’ia shtyjnë kohën në burg për dekada.

Ai dhe mbështetësit e tij, i konsiderojnë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht. 47-vjeçar ka thënë se e pret “dënim stalinist” në seancën gjyqësore.

Navalny ka thënë se formula e dënimit të tij është e thjeshtë, pasi vetëm duhet marrë parasysh që prokurori ka kërkuar dënim prej 20 vjetësh dhe ajo shifër duhet zvogëluar me 10-15 për qind.

“Ky është ‘dënimi stalinist’. Ata kanë kërkuar 20 vjet dhe do të më dënojnë me 18 ose diçka vjet. Nuk ka shumë rëndësi, qëllimi kryesor është frikësimi”, ka thënë ai përmes një shkrese të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë.

Navalny akuzohet për gjashtë shkelje të Kodit Penal, përfshirë krijimin dhe financimin e një komuniteti ekstremist, thirrje për ekstremizëm, rehabilitim të nazizmit dhe përfshirje të të miturve në akte të rrezikshme.

Ky rast lidhet me veprimtarinë e Navalnyt në Fondacionin e tij Kundër-Korrupsionit, i cili është shpallur organizatë ekstremiste në vitin 2021 dhe i janë ndaluar të gjitha aktivitetet në Rusi.

Ai u  arrestua në janar të vitit 2021, pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për helmim me agjentin nervor Noviçok. Navalny ka insistuar se helmimi i tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.


Top Channel

Related posts

I burgosuri që u arratis duke u kacavjerrë në murin e burgut, kapet pas dy javësh

admin

BE-ja bllokon marrëveshjen e emigrantëve: Jo kthim nga La Manshi në Francë!

admin

Si ndihen banorët e Zaporizhzhia për pretendimet e komplotit bërthamor?

admin

Leave a Comment