Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqitet para gjykatë federale për t’u përgjigjur për akuzat në lidhje me komplot për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Seanca është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën lokale. Disa persona tashmë presin në sallën e gjyqit ku do të zhvillohet gjykimi. Marshallët amerikanë kanë bllokuar gjithashtu disa zona të ndërtesës dhe po bllokojnë edhe korridoret pranë dhomës ku do të shfaqet ish-presidenti.
Një pjesë e qëllimit të seancës dëgjimore të së enjtes është që gjyqtarja e magjistraturës, gjyqtarja Moxila Upadhyaya, të miratojë kushtet e lirimit me kusht që do ta lejojnë atë të lirohet nga paraburgimi federal deri në gjyq.
Trump pritet të deklarohet i pafajshëm. Ai është akuzuar për katër pika:
– Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara
– Komploti për të penguar një procedurë zyrtare
– Pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare
– Komploti kundër të drejtave
Ai pritet të deklarohet i pafajshëm.
Ndaj miliarderit 77-vjeçar veçse janë ngritur akuza edhe në raste të tjera penale, dhe akuzat e reja për komplot rrisin mundësinë e përfshirjes së tij në procedura të tjera ligjore, teksa ai po vazhdon fushatën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Para gjykatës E. Barrett Prettyman janë vendosur mbrojtëse të metalit , ku arrestimi dhe akuzimi i Trumpit do të bëhet para Kongresit amerikan, që u sulmua nga mbështetësit e tij më 6 janar 2021.
Trumpit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve, por jo edhe të fotografohet.
Sipas aktakuzës, Trump dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij të paidentifikuar komplotuan për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Këto janë akuzat më të rënda që seriozisht kërcënojnë mundësinë e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
“Po nisem për në Uashington, për t’u arrestuar se kam sfiduar zgjedhjet e korruptuara dhe të vjedhura”, shkroi ai në rrjetin social, Truth Social, duke përsëritur qëndrimin e tij se këshilltari i posaçëm, Jack Smith, ka përsëritur “gënjeshtrat” lidhur me zgjedhjet e vitit 2020 në aktakuzën që ka ngritur ndaj Trumpit.
Trump ka qenë në Uashington vetëm një herë pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020.