AKTUALE

Bislimi: Kosova bëri hapin e saj për de-eskalimin e situatës në veri – njëjtë ta bëjë edhe Serbia

Banner

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislim, njëherësh kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e marrëveshjes së 10 korrikut nga Bratislava

Në një shkrim në Twitter, Bislimi ka thënë se kjo është bërë me uljen e mëtejshme të prezencës së Policisë në ndërtesat e komunave në veri, pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë.

“Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, tha ai.

Tutje theksoi se pas Marrëveshjes së Bratislavës, është duke ndodhur një proces drejt de-përshkallëzimit.

“Tash e disa javë, situata është e qetë, konfirmuan dje bashkërisht Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-I”, u shpreh kryenegociator

Banner

Related posts

ASh: Serbia promovon vojvodën çetnik – VLEN as që e dinë se çka po ndodh!

Gjyla Halili

Kallëzim penal për dy të punësuar në MPB për falsifikim dokumentash

admin

REISUL ULEMA PRITI Z.MUSTAFA BODUR DHE Z. OMER JERLI KAJA – ATASHE NË AMBASADËN E TURKYIJES NË SHKUP

admin

Leave a Comment