SPORT

Rama pret Mourinhon: Perandori i ri po rikthehet në Tiranë

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Romës, në një miqësore luksi për “Demat e kuq”, në datën 12 gusht. 

Është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo”, shkruan Edi Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores si edhe trajnerit Jose Mourinho që nga Tirana ka kujtime të bukura.

Sezonin e shkuar, Mourinho arriti të fitonte Ligën e Konferencës në Tiranë me skuadrën e Romës në një përballje me Fejnordin, aty ku verdhekuqtë arritën të fitonin me rezultatin 1-0.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Guardiola: Do të jem këtu edhe sezonin tjetër

admin

Kapiteni i Ganës nënshkruan me Nottingham Forestin

admin

Short me fat, skuadrat e Superligës shqiptare mësojnë rivalët në turin e parë kualifikues të Conference League

admin

Leave a Comment