AKTUALE

Hoti kritikon Qeverinë për mungesë të investimeve kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar

Banner

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se ka dështuar në investime kapitale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se rreth 70% e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.

“Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim”, ka shkruar ai.

Deputeti opozitar tutje ka thënë se në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.

“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese: Ministria e Bujqësisë 0%, Ministria e Pushtetit Lokal 0%, Ministria e Shëndetësisë 2%, Ministria e Ekonomisë 4%, Ministria e Drejtësisë 4%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, Shërbimi Spitalor 12% dhe Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani

Gjyla Halili

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Gjyla Halili

Hoxha nga Tetova: Qytetarët janë me Frontin, jo me ata që e nisën me Kurtin e përfunduan te padroni i tyre Mickoski

Gjyla Halili

Leave a Comment