AKTUALE

E dini se sa mjaltë vërtet bën të hamë çdo ditë – por që në vend që të na shërojë, të mos na rrezikojë shëndetin

Në gjithçka duhet pasur masë. Gaboni nëse mendoni që artikujt natyralë mund t’i konsumoni në sasi të pakufizuar

Shumica e njerëzve betohen për mjaltin si ëmbëltuesi më i shëndetshëm, alternativë e sheqerit apo e ëmbëltuesve jokalorikë kimikë. Mirëpo, a mund të kaloni në këtë tretman të shijshëm dhe vërtet a është mirë për ju ashtu siç mendoni?

Angela Lemond, nutricioniste dietale nga Teksasi, paralajmëron që ndonjëherë konsumimi i mjaltit natyror nuk është edhe aq i shëndetshëm, dhe që me sasinë duhet pasur kujdes.

– Lehtë mund të konsumoni mjaltin, posaçërisht nëse e shtoni drejtpërdrejt në qull apo në racione të tjera, por që paraprakisht nuk e matni – thotë Torey Armul, ekspert i dietave nga Ohajo, transmeton Telegrafi.

– Është e vështirë të vlerësohet sasia kur e merrni direkt nga kavanozi, kështu që përmbajtja e sheqerit shpejt shtohet, ndërkaq kjo çon në shtim peshe – shton ai.

Armul thotë që konsumimi i tepërt i mjaltit lidhet me shtimin e peshës trupore, diabetin dhe rënien e dhëmbëve.

Krahas kësaj, “ekziston sasi e konsiderueshme e fruktozës në mjaltë”, thotë Sonya Angelone, nutricioniste nga Kalifornia, e cila rekomandon që të mos hahet fare mjalti.

Fruktoza është e njohur si shkaktar i gazrave dhe i fryrjeve, ndërkaq Angelone thotë që njerëzit mund të ballafaqohen me këto lloje problemesh nëse hanë mjaltë.

“Është më se e rëndësishme që çdo ditë të kujdeseni për sasinë e mjaltit të cilin e konsumoni, si edhe për sasinë e sheqerit të shtuar, i cili duhet të jetë 10% nga ushqimi i tërësishëm, duke mos llogaritur sheqernat në qumësht dhe pemë të cilat gjenden aty natyrshëm”, thotë Armul.

Sërish, nuk do të duhej të eliminoni mjaltin. Por duhet patjetër të kini parasysh që ai është sheqer si edhe cilido qoftë tjetër, dhe trajtojeni ashtu.

Në raport me sasinë e mjaltit të cilin e konsumoni, konsumoni sheqerna shtesë.

Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendoni që nëse keni ngrënë mjaltë, ai të mos jetë kurrfarë sheqeri, është sheqer dhe kini kujdes me të. /Telegrafi/

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: VV de fakto pjesë e listave zgjedhore të Lidhjes, Albin Kurtin e duan shqiptarët për mënyrën si lufton korrupsionin

Gjyla Halili

Boshkoski: Koalicioni me OBRM-PDUKM-në është për arsye ideologjike, nuk më ka lënë anash asnjë regjim

Gjyla Halili

Leave a Comment