KOSOVË

Qeveria greke u jep 1 javë pushime falas turistëve që u detyruan të largohen nga Rodos, për shkak të zjarreve

Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale të Rodosit do të ofrojë një javë pushime falas për të gjithë turistët që u detyruan të largoheshin më herët nga ishulli për shkak të zjarreve. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis sqaroi se turistët do të kenë mundësi të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

“Mendoj se si një akt bujarie , jo vetëm ata turistë që kanë rezervuar tashmë pushimet e tyre duhet të shkojnë në Rodos, por edhe ata që mendojnë për një rezervim të minutës së fundit duhet të shkojnë. Pse të mos zgjidhni Rodosin? Nga sa kuptoj moti nuk ka qenë i mirë gjatë muajit të fundit në Britani, kështu që nëse jeni duke kërkuar për një rezervim të minutës së fundit , jam i sigurt se do të gjeni disa oferta fantastike në Rodos ose ndonjë destinacion tjetër në Greqi”, tha Kryeministri.

I pyetur për situatën aktuale në Greqi, Mitsotakis tha se nuk ka vatra aktive për momentin, ndërsa theksoi se nga zjarri në Rodos nuk ka humbur jetë dhe 20 mijë persona janë evakuuar.

“Nuk ka asnjë rrezik , siç ju thashë. Ne kemi pasur gjithmonë zjarre në Greqi, ky nuk është vetëm një problem grek, është një çështje mesdhetare. Ajo që mund t’ju them, dhe u duk qartë nga rasti i Rodosit, është se ne jemi më të përgatitur për incidente të tilla. Në dy vitet e fundit kemi në Greqi diçka që nuk e keni ende këtu në Britani, është numri 112 për urgjencat. Që do të thotë se ne gjithmonë mund të dërgojmë mesazhe urgjente për të gjithë të prekurit nga fatkeqësitë natyrore. Dhe po, keni të drejtë që banorët e Rodosit ishin shumë mbështetës – hapën shtëpitë e tyre”, tha kryeministri.

Related posts

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Gjyla Halili

Qeveria e Kosovës po na habit me refuzimin e kërkesave të miqve të saj

admin

Kurti e përdori për fushatë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ia dha projektin

admin

Leave a Comment