KOSOVË

Çfarë i bëri bashkë prindërit e Rita Orës me Albin Kurtin në Prishtinë?

Të martën, Zvicra festoi ditën kombëtare të pavarësisë e një ditë si kjo u nderua edhe në Kosovë, me një organizim nga Ambasada e zvicerane. Mes shumë të ftuarve, prezentë në këtë ngjarje kanë qenë edhe prindërit e ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora.

Vera dhe Besnik Sahatçiu (Ora) publikuan në rrjetet sociale disa imazhe nga vizita e tyre e përbashkët në këtë organizim, ku mes të tjerash janë takuar edhe me shumë figura të rëndësishme shtetërore.

Në disa prej fotografive që çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, ata përshëndeten edhe me kryeministrin Albin Kurtin dhe gruan e tij, Rita Augestad Knudsen.

“Urime Ditën Kombëtare Zvicër. Faleminderit që na ftuar Zonja dhe Zotëri Ambasador dhe për këtë ditë të mrekullueshme. Ju dëshirojmë më të mirat në të ardhmen,” ka shkruar babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu në Instagram.

Prindërit e këngëtares shqiptare kanë në pronësi një shtëpi në Prishtinë dhe një tjetër në Ulqin dhe vizitat e tyre në Kosovë janë të shpeshta.

Related posts

Liderët e BE-së kërkojnë shtensionim në Kosovë, ndryshe do të ketë pasoja

admin

Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar

admin

Një serb nga Bosnja që ndërroi identitetin, i bashkohet luftës së Rusisë kundër Ukrainës

admin

Leave a Comment