SHQIPËRI

Mbytet një pushues në plazhën e madhe të Ulqinit

Një aksident ka ndodhur në plazhën e madhe të Ulqinit, ku 58-vjeçari S.O është mbytur në det.

Doktor Faruk Pasoviq nga Novi Pazari e nxori nga uji dhe filloi reanimimin me ndihmën e infermierëve.

Ekipi i urgjencës arriti shpejt, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtohej qytetari nga Tutini, raporton rtcg.

“Supozohet se arsyeja e mbytjes është rrymat e forta detare. Ka dallgë të mëdha, dhe edhe pse ka një flamur të kuq për shkak të rrezikut që fshihet në det, njerëzit sërish po lahen. Dhe kështu po shohim përfundime tragjike. Ne vendasit nuk kemi hyrë me ditë në det sepse e dimë se sa mund të jetë e rrezikshme, kur rrymat janë kaq të forta”, tha Sead P. nga Ulqini, i cili ndodhej në vendngjarje.

Sipas dëshmitarëve okularë, bashkëshortja e të ndjerit është lënduar, e cila është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë shkakun e saktë të këtij aksidenti në det.

Related posts

Nis takimi i Escobar dhe Lajçak me Vuçiqin

admin

Pushuesja tmerrohet nga çmimet në Durrës, 12,50 euro pecetat e lagura

admin

U zunë ‘live’ në Tik Tok, plagosen dy të rinjë në Durrës

admin

Leave a Comment