Inteligjenca artificiale mund të konstatojë në mënyrë të sigurt imazhet e ekzaminimit të kancerit të gjirit, kështu thuhet në raportin e një studimi suedez.
Ata zbuluan se me ndihmën e kompjuterit inteligjenca artificiale mund të dallojë kancerin në mënyrë të saktë, por shtuan se nevojiteshin më shumë kërkime për të përcaktuar plotësisht nëse mund të përdoret në programet e shqyrtimit.
BBC shkruan se nuk është studimi i parë që shqyrton përdorimin e inteligjencës artificiale për të diagnostikuar kancerin e gjirit në mamografi.
Në hulumtimet e mëparshme, duke përfshirë disa të kryera në Mbretërinë e Bashkuar, teknologjia vlerëson skanimet që tashmë janë parë nga mjekët.
Studimi përfshin mijëra gra të marra nën mbikëqyrje, ku në gjysmën e skanimeve u vlerësuan nga dy radiologë, ndërsa gjysma tjetër u vlerësuan nga mjeti i shqyrtimit i mbështetur nga inteligjenca artificiale.
Në total, 244 gra u zbuluan nga aparatura e mbështetur në inteligjencën artificiale, ndërsa 203 u konstatuan nga aparatura e zakonshme.
Autorja kryesore e studimit doktoresha Kristina Lang tha se inteligjenca artificiale ka potencialin për t’u përdorur në zbulimin e kancerit të gjirit në të ardhmen edhe pse ende nevojiten shumë kërkime.
Top Channel