Shqipëria këtë sezon veror është kthyer në një destinacion të preferuar turistik për shumë të huaj.
Vlora është një ndër qytetet bregdetare në vend që këtë verë ka pritur shumë turistë.
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një video mesazh nga turistët që kanë bërë nga Vlora ku theksojnë përshtypjet e tyre të marra nga ky qytet.
“Edhe me përshtypjet nga Vlora, e cila këtë verë po pret turistë nga e gjithë Europa, të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve sekrete të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë turistët shprehen të kënaqur nga vizita që kanë bërë në Shqipëri.
“Në Vlorë është shumë bukur, bëmë një udhëtim me anije turistike, dhe pamë plazhe shumë të bukura”, ka thënë një turiste.
Një tjetër turist shprehet se edhe pse është shumë nxehtë ja vlente që të ishe këtu me anije turistike.
Ndërkohë një tjetër turist nga Austria shprehet se është shumë vapë por shumë bukur.
“Kam dy ditë që kam ardhur është shumë vapë por u kënaqëm shumë gjatë udhëtimit me varke. Ishte shumë argëtuese dhe një vend i bukur”, ka thënë ai./abcnews.al