AKTUALE

LETËR NGUSHËLLIMIme rastin e ndërimit jetë të H. Hfz. Bajram Ajetit

Sot më 01.08.2023 me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur të ndërimit jetë të alimit, hafizit, profesorit të mirënjohur të trevave tona dhe të Ballkanit H. Hfz. Bajram ef. Ajeti nga Likova e Kumanovës.
BFI e RMV dhe gjithë muslimanët humbën personalitetin e palodhshëm, i cili dha kontribut të pashlyeshëm në sfera të ndryshme të shpjegimit të Islamit edhe ate: si imam në Likovë, muhafidh i një numri të madh të hafidhëve, mësimdhënës në FSHI në Shkup, Universitetin e Novi Pazarit, pjesmarës në gara Kur’anore botërore, anëtarë i komisioneve të garave ndërkombëtare dhe shumë aktivitete të ndryshme, shkurt thënë simbol i Islamit në këtë nënqiell. Me angazhimin e tij dëshmoi se është simbol i alimit- dijetarit i të gjithë muslimanëve të vendit tonë dhe muslimanëve të Ballkanit
Në këto momente të dhimbjes së madhe të familjes dhe muslimanëve në emër të BFI e RMV, organeve të saja dhe në emër të Reisul Ulemas të BFI në RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetait familjes dhe të gjithë besimtarëve ju shpreh ngushëllimet e thella me lutje Allahut Fuqiplotë t’ju jep durim të paluhatshëm, ndërsa merhumit t’i falë xhennetin e amshueshën.

REISUL ULEMA I BFI në RMV
H.HFZ. SHAQIR EF. FETAI

Banner

Related posts

Mot me diell, temperaturat deri 11 gradë

Gjyla Halili

Moti me diell, temperatura deri në 24 gradë

Gjyla Halili

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Gjyla Halili

Leave a Comment