SPORT

Negociatat në “udhëkryq” – Kreu

Negociatat në “udhëkryq”!

Prej pothuajse një jave, “arkitekti” i mesfushës së PSG, Marco Verratti ka arritur një marrëveshje verbale, me “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, mirëpo këta të fundit nuk janë i vetmi klub arab që intersohet për shërbimet e italianit.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, skuadra e Al-Ahly ka nisur negociatat me kampionët e PSG për shërbimet e 30-vjeçarit, me teknikun, Matthias Jaissle që i pëlqen shumë stili i lojës së italianit dhe do të nisë personalisht negociatat me “yllin” e mesfushës.

Tashmë, situata ka mbetur në një “udhëkryq”, me skuadrën e Al-Hilal që ka gjetur akordin me italianin për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e Al-Ahly është e gatshme të plotësojë kërkesat ekonomike të PSG dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç të presin e të shikojmë se si do të shkojë kjo përballje arabësh.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Në Brazil u gjykua penalltia më qesharake që kemi parë (VIDEO)

admin

Ballkani – Drenica, këto janë përbërjet startuese  

admin

Ministri Çeku përgëzon Bad News Eagle për arritjet në garat e lojërave elektronike

admin

Leave a Comment