AKTUALE

Haliti: Mosardhja e Chollet, është një paralajmërim për Qeverinë e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me shtyerjen e vizitës së zyrtarit amerikan, Derek Chollet në Kosovë. Ai e ka ka cilësuar këtë shtyerje si një paralajmërim ndaj Qeverisë.

Haliti tha se kryeministri Kurti po e thellon mosmarrëveshjen me perëndimin.

“Me sa di unë, Kosovës i janë vënë masa ndëshkuese nga BE, dhe poashtu besoj që edhe nga SHBA. Mesazhi i të gjithë zyrtarëve shtetërorë të SHBA, për Qeverinë e Kosoves, vjen përmes Ambasadorit të SHBA dhe linjave përkatëse në Ambasadë. Qeveria e Kosovës, respektivisht Kryeministri, me kryeneqësinë e tij po rrezikon thellimin e mosmarrëveshjeve me përendimin. Nuk e kam besuar kurrë që një qeveri e Kosovës do ti kundërvehej këshillave prindore që vinë nga Përendimi”, tha ai për Blic.

Sipas tij, kjo lëvizje nga vendet e huaja është një paralajmërim për Kosovën.

Banner

Related posts

Qeveria dhe bankierët në takim do t’i precizojnë kushtet nën të cilat sektori i biznesit do të mund t’i shfrytëzojë paratë nga huaja hungareze

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE: Hakerët po raketojnë shtetin, kaos në Shëndetësinë e Maqedonisë

admin

BDI: Kreshniku në shënjestër të hakmarrjes politike

Gjyla Halili

Leave a Comment