AKTUALE

Deputeti i VV-së kërkon qasje në shpenzimet për rezervat shtetërore pas raportimeve se u kryen pagesat e nuk erdhi malli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që t’i ofrohet qasje në dokumente publike, saktësisht shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023.

Kërkesa e tij vjen pas raportimeve në media se kjo ministri ka paguar rezervat shtetërore, por se malli nuk ka ardhur. Korenica ka kërkuar qasje në pagesat e kryera dhe konfirmim të pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit.

“Në rast se dokumenti-tet në fjalë përmbajnë të dhëna personale të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju lusim që të njëjtat t’i mbuloni. Në çdo rast, unë zotohem se ato të dhëna do t’i ruaj dhe do t’i përdor conform ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Banner

Related posts

NATO-  Ditë industriale në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova e Hapur do të thotë që qytetarët të kenë qasje të plotë te çdo vendim që merret në emër të tyre

Gjyla Halili

Pa ujë një pjesë e Komunës së Sarajit

Gjyla Halili

Leave a Comment