AKTUALE

Hungaria, i vetmi vend i BE pa asnjë ministre femër

Banner

Hungaria këtë javë u bë i vetmi vend në Bashkimin Evropian pa një ministre grua pasi Judit Varga dha dorëheqjen zyrtarisht të hënën në mbrëmje.

Varga, e cila njoftoi dorëheqjen e saj në fund të qershorit për të udhëhequr fushatën e partisë në pushtet “Fidesz” për zgjedhjet parlamentare të BE-së, ka shërbyer si ministre e drejtësisë që nga viti 2019.

Ajo do të zëvendësohet nga Bence Tuzson, që do të thotë se 14 postet ministrore të Hungarisë tani mbahen të gjithë nga burra.

Pak më shumë se 33% e posteve ministrore në të gjithë unionin mbahen nga gra.

Kur përjashtohen kryeministrat (nëse nuk janë kreu i shtetit), zëvendësministrat dhe sekretarët e shtetit, Finlanda ka numrin më të lartë me dy të tretat e femrave të kabinetit të ri të krahut të djathtë.

Pesë shtete të tjera anëtare kanë 50% ose më shumë gra në krye të ministrive. Këto janë Holanda, Spanja, Belgjika, Portugalia dhe Austria.

Megjithatë, së shpejti pritet të ndryshojë përbërja e qeverisë holandeze dhe spanjolle.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në Holandë në nëntor pas rënies muajin e kaluar të qeverisë së kryeministrit Mark Rutte.

Vendet afër barazisë përfshijnë Suedinë, Gjermaninë dhe Francën.

Ndërkohë, Malta, Republika Çeke dhe Polonia kanë më pak se 15% të ministrave gra dhe për këtë arsye janë në fund të renditjes me Hungarinë.

Banner

Related posts

Kryqi i Kuq : Grumbullohen 31.387.966 denarë për Turqi dhe Siri

admin

Bebe Rexha publikon një fotografi nga fillimet e karrierës ku dukej shumë më ndryshe se sot

admin

Bexheti: Mexhiti e Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre, asnjë shqiptar nga qeveria në samitin e NATO-s në Uashington

Gjyla Halili

Leave a Comment