BOTA

Sulmohet sërish Moska! E njëjta ndërtesë goditet nga një dron, disa të tjerë u rrëzuan

Një ndërtesë e lartë biznesi në kryeqytetin e Rusisë është goditur sërish nga një sulm me dron.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se disa dronë u rrëzuan gjatë natës, por njëri prej tyre ra në ndërtesë, duke dëmtuar fasadën. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, në sulmin e pestë me dron.

Aeroporti ndërkombëtar Vnukovo në Moskë u mbyll përkohësisht pas sulmit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e ka akuzuar Ukrainën për sulmin, por nuk ka ende një reagim nga Kievi.

Sulmi paraprak ndodhi të dielën, ku tre dronë u hodhën drejt Moskës, duke lënë të plagosur një roje sigurie.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën se ka kryer sulme me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, përfshirë një në Kremlin vendbanimin e presidentit Vladimir Putin.

Megjithëse zyrtarët ukrainas nuk kanë marrë përgjegjësi për sulme specifike, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se është e pashmangshme se lufta në Rusi do të ndodhë.


Top Channel

Related posts

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia dënojnë lëshimin e raketës balistike nga Koreja Veriore

admin

Mbyten babë e bir në Itali, 60-vjeçari u fut të shpëtonte djalin

admin

Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

admin

Leave a Comment