AKTUALE

Grubi nga Qafë Thana: Nuk ka gjë më të mirë se bashkimi, me “One Stop Shop” nuk ka më kufi mes nesh

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte prezent në ceremoninë zyrtare të One Stop Shop-it në vendkalimin Qafë Thanë, tha se nuk ka më kufi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë por faktikisht do të ketë vetëm një pikë kontrolluese, gjë e cila lehtëson lëvizjen ndërkufitare.

“Kënaqësi që jam sot këtu së bashku me ju, në këtë takim që vërteton se kufi në mes nesh më nuk do të ketë dhe për këtë falënderoj kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrat dhe kolegët tanë edhe nga Shqipëria për angazhimin jashtëzakonisht të madh drejt realizimit të këtij projekti që lidh dy vendet tona. Nuk ka gjë më të bukur se bashkimi, ka disa ditë që ky kalim kufitar po funksionon tashmë dhe po marr telefonata nga njerëzit që shprehin kënaqësinë për këtë projekt lehtësues pasi nuk ka më kufi mes nesh por vetëm një pikë kontrolluese, ndaj uroj që edhe këto kontrolle që i kemi së shpejti të largohen. Nuk u bënë as tre javë nga vizita e kryeministrit Rama në Shkup, ku thamë se ky One Stop Shop do të bëhet dhe ja u bë, por ne nuk ndalemi këtu sepse të gjitha vendet tona duhet të kenë One Stop Shop, deri një ditë kur do të largohen përgjithmonë kufijtë ndërmjet vendeve tona”, tha Grubi.

Related posts

Mexhiti: VLEN e mbuloi turpin e Bashkimit Demokratik për Integrim, u përmirësua gabimi i atyre që bëjnë me vite gabime të tilla

Gjyla Halili

Jep dorëheqje drejtori NP parqe dhe gjelbërim e Shkup, Zuhejr Rexhepi

admin

Nga 1 korriku mund të kthehet tarifa e lirë e rrymës nga ora 14-16, paralajmëroi Bekteshi

admin

Leave a Comment