“Mbretëresha zvicerane” e fushës së blertë dhe rrjeteve sociale, Alisha Lehmann qëndron në krye të renditjes së femrave më të ndjekura në botë, e madje duke parakaluar bashkëkombësin e saj Roger Federer.
Lehmann përveçse lojtare tepër e aftë është shndërruar kështu në femonem dhe në Instagram, ku numëron 14 milionë ndjekës.
Anësorja zvicerane, tashmë e angazhuar në Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re ka pasur një rritje me 75% të numrit të ndjekësve.
Sipas hulumtimit të fundit të Nielsen bazuar në InfluenceScope për një postim të markave luksoze Alisha Lehmann fiton mbi 300 mijë dollarë. 307,352 për të qenë të saktë. Një shifër që e bën 24-vjeçaren në pronësi të Aston Villas më “ndikuesen” mes futbollisteve femra. Atlete po, por edhe krijuese dhe influencere.
Në Zvicër më mirë se Federer
Në shkurt 2023 Lehmann regjistroi një tjetër arritje të madhe shoqërore duke tejkaluar në popullaritet bashkatdhetarin e saj, tenistin shumë të dashur për publikun, Roger Federer.
Edhe sot, diferenca – për sa i përket ndjekësve – mes të dyve është rreth 3 milionë.
“Njerëzit që më njohin prej kohësh më shohin vetëm si futbolliste. Sigurisht që kam shumë ndjekës, e di, por ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Unë thjesht vazhdova të luaj futboll dhe të ndaj disa momente të jetës sime. Dhe ky ishte rezultati”, shpjegoi Lehmann marrëdhënien e saj me famën, duke folur për SkySports.
Alisha Lehmann ka lindur në Tagertschi , një fshat i vogël në Kantonin e Bernës.
Duke folur për origjinën e saj, futbollistja zvicerane tha se “u rrit në një familje modeste”. Në profilin e saj në Instagram nuk ka shumë hapësirë për jetën private (ose jetën familjare), por më 21 janar ajo postoi një foto me nënën e saj Sarën dhe vëllain Marco , të cilët kishin shkuar ta shihnin live në ditën e saj të lindjes duke luajtur.
Gjithashtu ajo trajtoi edhe çështjen e futbollit të femrave dhe konsideratën e ulët që merr në krahasim me futbollin e meshkujve.
“Shumë thonë: ‘Femrat nuk mund të luajnë futboll, duhet të qëndrojnë në kuzhinë’, por këta janë njerëz që nuk kanë parë as një ndeshje tonën. Dhe ky është problemi. Më thanë se nuk mund të mbaja qerpikë fals kur luaj. Pse jo?“, u shpreh zvicerania simpatike.
“Dua të tregoj se mund të jesh kush të duash dhe të luash futboll në të njëjtën kohë”, theksoi ajo kur u pyet mbi pozat seksi në rrjetet sociale.