BOTA

Ekzekutoi gruan e sëmurë pasi ajo iu lut që ta vriste, lirohet nga burgu britaniku

Një britanik, i cili u dënua për vrasjen e gruas së tij të sëmurë në Qipro, u lirua nga burgu.

David Hunter u dënua për vrasjen e gruas së tij, Janice, 74 vjeç në shtëpinë e tyre në Paphos në vitin 2021 dhe u burgos për dy vjet, sipas BBC.

76-vjeçari, me origjinë nga Ashington, Northumberland, u lirua pasi kaloi 19 muaj në paraburgim.

Sipas dëshmisë në gjyq, gruaja e tij “qau dhe iu lut” që t’i jepte fund jetës pasi vuante nga kanceri në gjak.

Ekipi i tij ligjor kishte argumentuar se atij duhet t’i jepej një dënim me kusht.

Avokatja e tij mbrojtëse, Ritsa Pekri tha se motivi i tij ishte “të çlironte gruan e tij nga gjithçka që po kalonte për shkak të gjendjes shëndetësore”.

Gjykata dëgjoi se ishte “dëshira” e zonjës Hunter për të vdekur dhe se burri i saj “kishte vetëm ndjenja dashurie për të”.
Hunter tha se ai nuk do ta kishte mbytur gruan e tij prej 52 vjetësh nëse ajo nuk do t’ia kishte kërkuar këtë.

Më pas u përpoq të vriste veten duke marrë një mbidozë, por mjekët mbërritën në kohë për ta shpëtuar.

Zonja Hunter u diagnostikua me kancer në gjak në vitin 2021, një zhvillim që e la atë “në agoni absolute”, sipas vajzës së çiftit, Lesley Cawthorne.


Top Channel

Banner

Related posts

VIDEO/ Burra të armatosur me jelek antiplumb kalojnë kufirin në SHBA, dyshime se janë anëtarë të karteleve meksikane

admin

Pekini regjistron ditën më të nxehtë të qershorit në 60 vjet, ja sa shënoi termometri

admin

Më shumë se 800 oficerë policie britanikë kërkojnë punë në Australi

admin

Leave a Comment