AKTUALE

MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih

Banner

Për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave për lëshimin e dokumenteve që mbërrijnë në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se do të prezantojë punën me dy ndërrime në disa qytete evropiane.

“Në këtë grup të parë, sipas numrit të aplikimeve, fillojmë me punën me dy ndërrime në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih. Ashtu siç do të paraqiten nevojat, do të veprojmë në rritjen e kapaciteteve edhe në PDK-të e tjera”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media.

Kjo është hera e parë që konsullatat tona punojnë në dy ndërrime, për t’iu përgjigjur qytetarëve për shkak të detyrimit për ndryshimin e dokumenteve personale deri në shkurt të vitit 2024, theksoi Osmani.

“Ju e dini që më nuk kemi stacione mobile, por për shkak të detyrimit për ndryshimin e dokumenteve, filluan të krijohen turma të mëdha, gjë që nuk ishte në rregull për qytetarët të cilët kanë nevojë për dokumentet e tyre. Prandaj kemi vendosur që kapacitetet t’i rrisim fizikisht duke dërguar nëpunës shtesë nga MPJ në Përfaqësitë Diplomatiko Konsullore”, tha Osmani.

Siç njoftoi ministri, shqyrtohet mundësia e punës me dy ndërrime në ambasadën në Londër.

Banner

Related posts

Paguan 10 mijë dollarë për të zëvendësuar butonat brenda Ferrarit

admin

RMV, Agjencia për Ushqim gjobiti 23 objekte hotelerike dhe asgjësoi 200 kilogramë ushqim

Gjyla Halili

Mexhiti mungon në Kuvend, Bexheti i dërgon porosi: Është në Vizbeg, aty ku ka vendosur “bilborde”! Le t’i numërojë sa kazino ka hapur ose sa ka mbyllur!

Gjyla Halili

Leave a Comment