Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes maratonë të qeverisë në Tepelenë, foli për rikonceptim dhe riorganizim të procesit qeverisës, i cili sipas tij do të jetë i gjerë.
“Po them disa fjalë lidhur me këtë mbledhje maratonë të zgjeruar të qeverisë, ku siç kemi bërë, por në një format tjetër, edhe në të shkuarën, në fund të një sesioni, në përgatitje të një sesioni tjetër, kemi diskutuar dhe kemi folur shumë hapur mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve, por duke i parë arritjet me sy kritik dhe po ashtu është diskutuar dhe nevoja për të riorganizuar të gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi qeverisës, duke nisur nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë dhe besoj se kemi arritur disa rezultate të dobishme dhe disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një impuls të ri dhe rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke forcuar rolin edhe të zv.ministrave dhe duke përfshirë në proces edhe të tjerë të agjencisë të rëndësishme. Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike apo organizatat ndërkombëtare dhe me individë që kanë ide.
Ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me njerëz dhe persona, dhe me lirime e emërime dhe shkarkimi. Por vetëreformi është më i gjerë se sa kaq. Është rikonceptim dhe riorganizim i procesit qeverisës, në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve më të qëndrueshme. Keni publikuar para 2-3 ditësh një raport statistika që lidhet me turizmin dhe keni parë se si Shqipëria ka pasur një numër gati të njëjtë me Greqinë.”, tha ai.