AKTUALE

Sindikata dorëzon në Kuvend një peticion me pakënaqësitë e policëve

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar të martën se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës një peticion të nënshkruar nga punonjësit policorë lidhur me pakënaqësitë e tyre.

Në njoftim bëhet e ditur se Ligji i pagave, mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, Ligji i pensionimit, shtesat për punë specifike, rrezikshmëria dhe kushtet e punës – janë disa nga pakënaqësitë e zyrtarëve policorë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Grupi “Asnjë cent më shumë” dorëzon padi kundër ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë

Gjyla Halili

DUA HIFZI NË MILETINË TË MUFTINISË SË BFI – TETOVË

Gjyla Halili

Megaoperacioni në disa qytete, pranga biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-shefit të Forcave Operacionale

admin

Leave a Comment