BOTA

Zelensky viziton ushtrinë pranë Bakhmutit: Ushtarët po bëjnë luftë heroike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkuar sot në afërsi të vijës së frontit lindor, ku forcat ukrainase po përpiqen të ecin përpara në luftën kundër rusëve.

Ai takoi trupat dhe shikoi hartat në një dhomë me ndriçim të dobët dhe pa dritare pranë Bakhmutit, ku tha se ishte për të “uruar luftëtarët tanë” në Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale.

Edhe pse nuk mundi të zbulonte detaje mbi operacionet e tyre, ai deklaroi se ushtarët po bëjnë “me të vërtetë një luftë heroike”.

Zelensky po viziton shpesh vijat e frontit si pjesë e përpjekjeve për të rritur moralin e ushtarëve.

Ndryshe, raportohet se në brendësi të qytetit të Bakhmutit gjenden forcat ruse gjersa janë rrethuar prej ukrainasve.


Top Channel

Banner

Related posts

Varianti i ri i COVID, OBSH: Rastet me “Eris” po rriten vazhdimisht

admin

Gjykatësja thërret palët për të diskutuar mbrojtjen e të dhënave në çështjen ndaj Trump

admin

Një foshnje e porsalindur shpëtohet gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

admin

Leave a Comment