BOTA

“Kurti po na fut në konflikt me NATO-n”, Vuçiç flet edhe për sanksionimin e Vulin

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat serbe se dëshira e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është që të fusë Serbinë në një konflikt me NATO-n.

Ai u shpreh se gjatë telefonatës me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan kanë diskutuar për dronët Bajraktar të cilat u dhanë nga Ankaraja për Kosovën, teksa e konsideron një veprim të gabuar.

“Veprimi i Turqisë bie ndesh me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Populli i NATO-s, Stoltenberg dhe të gjithë të tjerët e dine këtë gjë. Kam biseduar me Presidentin turk, ai më tha që së shpejti do të jetë në Serbi dhe do të kemi mundësi që të diskutojmë më tepër”, tha Vuçiç.

Presidenti Aleksanar Vuçiç riktheu në vëmendje sanksionimin e shefit të inteligjencës së Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat u shpreh se nëse do të kishte vendosur kufizime për Rusinë para se pala amerikane të merrte vendimin, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Nëse do të kisha shpallur ndryshime në politikën e jashtme dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë një natë para se SHBA-ja të vendoste sanksione ndaj kreut të BIA-s, sanksionet nuk do të ishin vendosur ndaj Vulin-it. Por unë heshta”, shtoi më tej ai.

Mediat serbe raportojnë se ai konfirmoi që ka kontaktuar nga diplomatë të huaj një natë para se Vulin të futej në listën e zezë dhe e kanë njoftuar se shefit të inteligjencës nuk do të sanksionohet nëse ai merr vendimin për të vendosur kufizime Rusisë.

Presidenti tha se sanksionet amerikane ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Informative ishin një mesazh drejtuar atij, por se Serbia nuk do të qeveriset nga të huajt, të paktën derisa ai është president, por nga qytetarët e saj.

 


Top Channel

Related posts

Përshkallëzon tensionet mes Rusisë dhe Polonisë

admin

Kërcënimet e Londrës nuk frenojnë fluksin, numër rekord emigrantësh kalojnë La Manshin!

admin

Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete

admin

Leave a Comment