SHQIPËRI

“Për 100 mijë euro e vras vetë”, zbardhet roli i shoferit të biznesmenit Gjoka në vrasjen e Gjin Ndojit

Hetimet për grupin kriminal që u godit dy ditë më parë nga SPAK duke çuar në pranga prokurorin Xhevair Lita, ish-drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe zyrtarë të tjerë të policisë, nisën 7 muaj më parë, pasi autoritetet franceze i sollën SPAK fashikuj të tërë ku ishin zbardhur bisedat mes të dyshuarve në aplikacionet SKY dhe “ENCroChat’ ku ata flisnin hapur për vrasje, plane për të kryer atentate, korrupsion e krime të tjera.

Mësohet se Edmond Preka ish-efektivi i policisë që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit (Boriçi) dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv pasi ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës, Ndojit, me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Po ashtu në dosjen hetimore rezulton se një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Ndërkohë, atentati dështoi në rrethana të pa qartësuara deri më sot nga autoritetet. Ish-oficeri i policisë ka luajtur rolin e informatorit ndaj personave të interesuar për asgjësimin e Musabelliut.

Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri. Ky i fundit nga përgjimet rezulton se flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që ‘nëse është nevoja jepu më shumë’. Por Bajri del garant duke i thënë që ‘për kaq para do ta bënin vetë’.

Vrasja e Boriçit ishte e porositur nga Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të vitit të kaluar. Ai ia ngarkoi këtë detyrë Behar Bajrit dhe vrasja u krye të gusht të 2020 në Vaun e Dejës.

Në këmbim Martinaj mori përsipër të vriste për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka, Kleanth Musabelliun, ish-specialistin e Burgjeve për shkak se u ngatërrua me Gjokën me 11 shtator të 2017 në afërsi të Pazarit të Ri.

Sot priten të jepen masat e sigurisë për 17 personat, ku 15 janë me urdhër-arrest të përcaktuar nga SPAK e GJKKO, ndërkohë që dy të rinj të tjerë, nga Shkodra, janë kapur në kushtet e flagrancës gjatë kontrolleve të ushtruara nga RENEA dhe Forcat Operacionale që drejtonte Oltion Bistr.

Related posts

Shkoi për të shuar sherrin, qëllohet më plumb në kokë shqiptari në Greqi

admin

Helmohen 30 pushues në Vlorë

admin

Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, përjashton Berishën

admin

Leave a Comment