AKTUALE

Reuters raporton për Klan Kosovën: Qeveria e Kosovës po lëviz drejt mbylljes së televizionit

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar për rastin e Klan Kosovës, ku MINT-i refuzoi ankesën e televizionit për pezullimin e certifikatës së biznesit

Reuters tha që Qeveria e Kosovës e pezulloi licencën e transmetuesit më të madh privat në vend për një gabim në regjistrim, duke alarmuar gazetarët, të cilët kritikuan partinë në pushtet për një luftë të hapur kundër medieve.

Tutje, Reuters citoi edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët u shprehen të tronditur nga vendimi i MINT-it, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë të përbashkët nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të njohura si QUINT-i, dhe zyra e BE-së në Kosovë, thuhet se janë të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga qeveria.

Banner

Related posts

U shpif se ka ndarë rrugët me Ali Ahmetin reagon Qefali Avzija: Mbetem besnik i komandantit dhe përkrahës i fuqishëm i Bajram Rexhepit

Gjyla Halili

BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë.

Gjyla Halili

KRYETARI I GJILANIT ALBAN HYSENI I SHTROI DREKË LIDERIT SHQIPTAR ALI AHEMTI NË PLANET NË GJILAN

admin

Leave a Comment