KOSOVË

Fshati San Lorenzo koncept i mahnitshëm, luksoz për hedonistët

Ndërmarrësi shqiptaro – Kosovar Alban Maliqi me Grupacionin Maliqi zgjerohet me një sërë investimesh të reja edhe në Kroaci. Investimi i ri i Maliqi Group, sivjet Istrinë në Kroaci, do ta pasurojë me një projekt luksoz dhe shumë të veçantë – resort dhe prona të patundshme. Bëhet fjalë për fshatin San Lorenzo Village, një kompleks që ndodhet në bregun verior të detit kroat. Kjo pjesë luksi e krijuar për hedonistët do të ketë 21 vila luksoze dhe 16 apartamente banimi super luksoze.

Investimi i Maliqi Group në Kroaci, i cili kushton më shumë se 30 milionë euro, është një nga projektet më të suksesshme në këtë industri, pas atyre të këtij grupacioni në Kosovë dhe Maqedoni.

Shtëpitë luksoze të vendosura në mënyrë ideale, vetëm 50 metra nga bregdeti Adriatik, të cilat ofrojnë akses të papenguar në det dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit. Krahas të gjitha kënaqësive, një qendre spa dhe Wellness moderne, një palestër dhe ndërtesa të bukura dhe moderne, kujdesi i plotë për pronën e këtij kompleksi rezidencial u është lënë profesionistëve.

Asgjë pa një pamje të bukur të detit dhe pishinave në kopshtet e rezidencave, të rrethuara nga Adriatiku. Angazhimin tonë tashmë e kemi dëshmuar me investime si Park Residence, Premium Residence, Park Hotel and Spa dhe Cactus Construction, thotë investitori, biznesmeni shqiptar Alban Maliqi.
Ai shton se standardet e larta dhe cilësia e ndërtimit në fshatin San Lorenzo do të mundësojnë përzierjen në mjedis, dhe në anën tjetër do të ofrojnë privatësi, luks dhe qetësi – shpjegon Maliqi.

Apartamentet janë moderne, me dritare të hapura dhe pamje nga deti. Çdo shtëpi dhe apartament është projektuar me kujdes me theks në cilësinë dhe elegancën. I rrethuar nga deti, fshati San Lorenzo, sipas njoftimeve, do të jetë një vend ideal për hedonistët. Një avantazh i madh është lidhja e mirë infrastrukturore me qytetet dhe qytezat, ka disa aeroporte afër. Në afërsi është qyteti i vjetër i Umag, i famshëm për tartufin dhe verën e tij dhe për mundësitë e tij të shumta për pushime aktive, nga zhytja dhe lundrimi deri te shtigjet e ecjes.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të fshatit San Lorenzo. San Lorenzo Village është pjesë e investimeve të Maliqi Group në bashkëpunim me investitorë të njohur të specializuar në ndërtimin dhe zhvillimin e pronave luksoze. Në operimin e tij shumëvjeçar në tregun maqedonas dhe në Kosovë, Maliqi Group ka ndërtuar disa qindra mijëra metra katrorë hapësirë për banim dhe biznes dhe ka krijuar një reputacion si një partner i besueshëm, i sigurt dhe i kërkuar në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe investimeve. Ky është investimi i parë i Grupacionit Maliqi në Kroaci, por janë planifikuar edhe investime të tjera.

San Lorenzo Village

Related posts

Kurti thotë se BE-ja e SHBA-ja po sillen “shumë butë” ndaj Serbisë

Gjyla Halili

Kryeministër, çu shkojmë në veri, priju njerëzve

admin

Darkat politike mund të maskohen me motive tjera por nuk mund ta ndalin qeverisjen e shkëlqyer

Gjyla Halili

Leave a Comment