Kombinimi bardhë e zi në tualet është i thjeshtë, modern dhe i veçantë. Ky kombinim është lider i elegancës…
Pllaka qeramike bardhë e zi, mobilie banje te zeza, rafte disenjatori, ndriçim i përshtatshëm, një detaj unik në cep të hapësirës, një pikturë artistike në mur…
Natyrisht, ne po flasim për një stil dekorimi që është i denjë për admirim. Nëse shikojmë përreth, do të vëmë re se kombinimi bardhë e zi shfaqet pothuajse në çdo hap.
Eleganca është marka e këtij kombinimi të thjeshtë ngjyrash. Veshje, ambiente të brendshme, mobilie… kudo mund të shohim kombinime bardhë e zi.
E njëjta gjë është e edhe në banja. Pllakat bardhë e zi, si dhe mobiliet bardhë e zi, duket se mbajnë pozitën udhëheqëse në tendencat e dizajnit të banjave për shumë vite, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht nëse e gjithë banja është e dekoruar në këtë kombinim apo vetëm një pjesë e vogël e hapësirës, kombinimi bardh e zi e bën hapësirën moderne dhe të thjeshtë. Mjafton vetëm një detaj i vogël bardh e zi dhe banja do të marrë “atë diçka” që shpeshherë i mungon hapësirës.
Ngjyrat bardh e zi në banjë shënojnë një ndryshim për sa i përket stilit të përgjithshëm, sepse është pikërisht ky kombinim që dikton stilin e përgjithshëm të hapësirës. Është një kombinim ngjyrash që vështirë se mund të përshtaten në një stil të lirë të dekorimit të studentëve. Kombinimi i ngjyrave bardh e zi do të thotë thjeshtësi. Bëhet fjalë për minimalizmin dhe elegancën e patëmetë. Nga detajet e vogla, në një hapësirë të tillë mjafton të vendosni ndonjë objekt dekorativ, rafte të thjeshtë dhe ndriçim të mirë
Megjithatë, ky stil nuk është i zakonshëm. Ka një numër të madh prodhuesish që sot ofrojnë koleksione bardh e zi të dollapëve, lavamanëve, pasqyrave, të cilat mund të përzihen shumë bukur.
Sigurisht, nuk duhet të bëhet fjalë vetëm për pllaka qeramike bardh e zi. Diçka më kërkuese, dhe sigurisht një vendim më i guximshëm, është lyerja e mureve në banjë. Kjo hap mundësi të ndryshme të reja për dekorimin e hapësirës në stilin bardh e zi. Frymëzimi për dekorim mund të jetë ideja e vendosjes së një lavamani të bardhë me një dollap, rafte të bardhë, një pasqyre me buzë druri të bardha, si dhe disa dekorime, p.sh., në një mur të lyer me ngjyrë të zezë, vazo e bardhë, gur më i madh et