BOTA

Biden takim me Melonin, fokus i diskutimeve stabiliteti në rajon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilluan një takim ku fokusi mbeti situata në Ballkanin Perëndimor.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ndër pikat kryesore të diskutimit në takimin e tyre ishte sigurimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, rajon ku bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Njoftohet se SHBA-ja e mirëpret angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it.

Dy vendet do të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-përshkallëzimin, mirëpo nuk specifikohet se për cilën situatë bëhet fjalë.

Ky depërshkallëzim mund t’i referohet situatës në pjesën veriore të Kosovës, e cila ka qenë e tensionuar prej kohësh, për shkak të zgjedhjes së katër kryetarëve të komunave. Situata agravoi më shumë pas sulmit që iu bë KFOR-it, ku mbetën të lënduar 11 ushtarë italianë, si dhe 19 ushtarë hungarezë.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.


Top Channel

Related posts

Borrell: Hetimet ndaj UNRWA duhet të vazhdojnë, por financimin s’mund ta ndërpresim

Gjyla Halili

Samiti i Vilnius/ NATO-ja nuk ka qasje të përbashkët strategjike ndaj Ukrainës

admin

Sytë te hierarkia ushtarake e Kinës pas zhdukjes së ministrit të Mbrojtjes

admin

Leave a Comment