AKTUALE

Në ambientet e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik u prezantuan fituesit e sfidës “Me transformimin digjital deri në inovacione”.

DFIZHT Festim Halili prezantoi vendimet për bashkëfinancimin e 13 propozim projekteve, ku theksoi: 🗣️ “Sot jo vetëm festojmë suksesin tuaj, por konfirmojmë edhe përkushtimin e ndërsjellë për të inkurajuar kulturën e inovacionit dhe teknologjisë në shoqërinë tonë.

FIZHT është krenar që është një katalizator për këto ide që ndryshojnë lojën. Misioni ynë ka qenë gjithmonë për të inkurajuar inovatorët dhe sipërmarrësit që guxojnë të mendojnë ndryshe dhe të nxisin ndryshime pozitive në shoqërinë tonë. Urime të përzemërta për të gjitha ekipet e projektit që janë përzgjedhur për të marrë mbështetjen tonë. Puna juaj e palodhur, përkushtimi dhe shpirti juaj inovativ ju dallojnë dhe ne jemi të nderuar që jemi pjesë e rrugëtimit tuaj.”

🤝 Përndryshe, FIZHT e zbaton këtë sfidë në partneritet me Programin për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe INOFEIT DIH.

💰 Buxheti i përgjithshëm i sfidës arrin në 18.450.000 denarë dhe ofron mbështetje për zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve digjitale që përmes transformimit digjital do të çojnë në zhvillimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve inovative.

Banner

Related posts

HATME NË FSHATIN KAMJAN

Gjyla Halili

Myftinia e Tetoves vizotohet nga delegacioni i Bashkesise Islame të Bosnjes dhe Hercegovinës

Gjyla Halili

Kovaçevski: Bisedimet për sigurimin e shumicës janë të drejtuara nga integrimi i shtetit në BE

admin

Leave a Comment