Lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin ndodhet në Shën Petersburg, aty ku është duke u mbajtur samiti Rusi-Afrikë.
Botës iu tha se ai ishte internuar në Bjellorusi pasi kishte udhëhequr një rebelim jetëshkurtër kundër Kremlinit – kështu që pse është kthyer në Rusi? Dr Melinda Haring, bashkëpunëtore e lartë në Qendrën Eurasia të Këshillit Atlantik, beson se prezenca e Prigozhin në Shën Petersburg sinjalizon disa mesazhe.
“Po thotë se Prigozhin është pjesë e institucionit të Kremlinit dhe se të gjitha interesat e sigurisë në Afrikë me grupin Wagner janë në rregull. Putini dhe Prigozhin janë përsëri shokë të mirë dhe Perëndimi e ka “ekzagjeruar” mosmarrëveshjen e tyre”- tha Haring.
Dr. Haring sugjeron se prania e Wagner në të gjithë Afrikën mund të ketë ndihmuar në shpëtimin e lëkurës së Prigozhin pas kryengritjes.
“Duhet të mbani mend gjithashtu se ai ka një marrëdhënie të gjatë me Vladimir Putinin – dhe nuk është e lehtë të bëhesh mik i ‘mirë’ me të.
Në thelb të gjësë, Prigozhin është i dobishëm. Ai e ndihmon Putinin të ndjekë interesat strategjike të Rusisë në Afrikë“- u shpreh analistja.
“Këtë fundjavë ka një referendum në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Wagner po ofron siguri për atë referendum. Ai referendum do të zgjasë kufizimet e mandatit presidencial për liderin atje, dhe shumë mbështetës i Moskës.
Sinjali i madh është: ‘Udhëheqësit afrikanë, mos u shqetësoni, ne ju kemi. Wagner është ende duke bërë biznes dhe ju mund të mbështeteni tek ne’.”– tha Haring.
Top Channel