BOTA

Vijojnë zjarret në Itali Flakët prekin vendgrumbullimin e mbetjeve në Palermo

Banner

Zjarret në Itali vijojnë të përpijnë gjithçka, ku së fundmi ka marrë flakë vendgrumbullimin i mbetjeve në Palermo të Siçilisë.

Zjarrfikësit po vijojnë punën intensive për të marrë situatën në kontroll, por ende nuk është përmirësuar situata.

Italia, një nga vendet e prekura nga dy ekstremitete të motit, përfshirë stuhitë dhe zjarret masive, ka shënuar pesë viktima, situatë e cila mund të detyrojnë qeverinë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet më të goditura.

Si pasojë e vatrave të zjarrit pasojat mbeten të rënda. Ekipet në terren deklaruan se situata ishte shumë serioze.

Vala e të nxehtit vijon ende të prekë vendin me temperatura deri në 47.6 gradë Celsius të regjistruara në Siçili.

Tre viktimat që humbën jetën nga zjarret u gjetën të djegur në shtëpitë e tyre. Aeroporti i Palermos u mbyll menjëherë pas njoftimit, deri në një vendim të dytë.

Departamenti i Mbrojtjes Civile e Italisë raportoi për zjarre masive në të gjithë jugun, teksa ekipet vijojnë punën në terren.


Top Channel

Banner

Related posts

Viti 2022 i motit ekstrem në Evropë nuk do të jetë “i vetëm”, ​​zbulon raporti i ri

admin

Kroacia njeh si gjenocid vdekjen e miliona ukrainasve në vitet 1930

admin

Dy persona infektohen me malaria nga mushkonjat në Florida, sëmundja e paparë prej disa dekadash në SHBA (fotot)

admin

Leave a Comment