SHQIPËRI

Arrestohet gruaja shqiptare që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin në Itali

Është arrestuar gruaja shqiptare në Itali, që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin e saj.

Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora.

Shqiptarja ishte e lodhur nga abuzimet e shkaktuara nga burri i saj, Petrit Caka.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup/

Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

Ishte vetë gruaja ajo që i lajmëroi karabinierët se kinse zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi.

Por, më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke i zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.

Banner

Related posts

Skandali në Kukës: Merret një vendim ndaj vajzës në video, sekuestrohen kamerat

admin

Mercedes Benz bie nga “froni”, Volkswagen merr primatin në Shqipëri

admin

Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

admin

Leave a Comment