SHQIPËRI

Arrestohen policë dhe prokurorë gjatë një operacioni të madh në Shqipëri

Banner

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla, ka folur rreth një operacioni të madh që u zhvillua gjatë natës.

Balla tha se gjatë këtij operacioni janë arrestuar disa persona të lidhur me krimin, e po ashtu në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të përfshirë në krim.

“Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë”, tha Balla.

“Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit”, tha ai.

“Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!”, theksoi numri një i Ministrisë së Brendshme shqiptare.

Banner

Related posts

“Mora ftesë nga SPAK”, Meta: Deklarova si person që mund të ketë dijeni për çështjen ÇEZ-DIA! Nuk kam asnjë lidhje

admin

Politikani ukrainas: Vuçiqi na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën – e papranueshme

admin

Shpërthen zjarr i madh në urën e hekurudhës në Shkup

admin

Leave a Comment