AKTUALE

Greqia kërkon betimin e Belerit, ministri i Jashtëm i prerë: Të sigurohet procesi, brenda apo jashtë burgut!

Greqia e ka cilësuar si zhvillim negativ vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë për të lënë në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm grek, Girogios Gerapetritis, i cili ka kërkuar nga qeveria shqiptare të sigurojë betimin e menjëhershëm të Belerit si kryetar bashkie, brenda apo jashtë burgut.“Ne do të vijojmë ta monitorojmë nga afër zhvillimin e kësaj çështjeje dhe do ta ngrejmë në të gjitha forumet nderkombëtare. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e familjes evropiane, duhet të respektojë me përpikëri parimet themelore të shtetit të së drejtë”, ka deklaruar kryediplomati grek për mediat vendase.Fredi Beleri, u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore.

Banner

Related posts

Dimitrievska Koçoska: Nëse dëshiron ndonjë kompani, mund të punojë të dielave

Gjyla Halili

Ahmeti dhe Sejdini mbajnë takimin e parë me aktivin e BDI-së në Kërçovë

Gjyla Halili

Saliu: Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti

admin

Leave a Comment