AKTUALE

Megaoperacioni në disa qytete, pranga biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-shefit të Forcave Operacionale

Nga megaopracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’. “Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ndërmarrë një megapoiracion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

Related posts

Ligji për shërbim të lartë mbetet në harresë

Gjyla Halili

Mexhiti: 10.000 euro për secilin individ, do të shpërndajmë 49% të aksioneve të ndërmarrjeve shtetërore

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili

Leave a Comment