SPORT

Përfshirja e çuditshme në pakot e drogës

Françesko Toti mbetet një nga ish-futbollistët më të dashur jo vetëm për tifozët e Romës, por edhe nga tifozët rivalë në Itali. Ish-kapiteni i Romës tashmë po përdoret edhe nga kartelet e drogës si një firmë që tregon vërtetësinë e kartelit.

Në Itali janë sekuestruar plot 220 kilogramë kokainë, të cilat ishin të paketuara në pako me fotografinë e Totit si edhe me shiritat verdhekuq, ngjyrat e skuadrës së Romës. Droga e kapur në Itali, vinte nga Spanja teksa kjo nuk është hera e parë që fotoja e Totit përdoret në veprimtari të tilla kriminale.

Pak vite më parë, në Milano u kapën të tjera pak me hashash të cilat ishin të mbështjella me pako që kishin logon e PSG-së dhe fotot e ish-kapitenit të Romës.

Asokohe, arrestohej autori që kishte drogën dhe bëhej fjalë për një 45-vjeçar.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Erjona Sulejmani, ish-gruaja e futbollistit, Blerim Xhemaili, pyetet për mundësinë e hapjes së një profili për të publikuar foto të “nxehta”

admin

Ekipi ukrainas dhe ai rus i futbollit grushtohen brutalisht në një hotel në Turqi

admin

Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket

admin

Leave a Comment