BOTA

Sërish viktima nga zjarret në Greqi, gjenden dy trupa të karbonizuar në Volos

Dy trupa të tjerë të karbonizuar u gjetën në orët e pasdites në zonën e Volos, 320 kilometër në veri të Athinës, pas zjarreve që përfshinë vendin.

Sipas zjarrfikësve, trupi i parë u gjet në një stan të djegur plotësisht në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për vëllanë, i cili më herët kishte kërkuar ndihmë se po digjej stani i tyre.

Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima është një grua e moshuar, e cila nuk mundi të largohet prej flakëve që përfshinë pronën e saj në të cilën jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, që u dërgua në spital pa shenja jete, por ende nuk dihet nëse ka mundur të shpëtojë.

Sipas kryetarit të bashkisë së zonës, më herët banorëve të zonës u ishte dërguar mesazh nga numri i emergjencës 112 për të evakuuar zonën.

Tashmë, ka shkuar në pesë numri i viktimave nga zjarret në Greqi. Një ditë më parë dy pilotë humbën jetën gjatë rrëzimit të një avioni zjarrfikës në ishullin Evia, ndërsa një bari u gjet i karbonizuar në të njëjtën zonë.


Top Channel

Related posts

Putin: Pushtimet sovjetike të Hungarisë dhe Çekosllovakisë ishin të gabuara

admin

Aktivistët në festë! Gratë në Spanjë mund të shkojnë në pishina publike “topless”

admin

E sapolindura e braktisur në pyll shpëtohet nga qeni i rrugës që mrekullisht e sjell mes njerëzve (fotot)

admin

Leave a Comment