AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT MRS GEORG WAUTSAS

Sot më datën 25.07.2023 Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseinin dhe Z. Agron Vojnika përgjegjës për marrëdhënie me publikun mori pjesë në takimin lamtumirës të Ambasadorit austriak MRS. Georg Wautsas i cili me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit të Austrisë në RMV emrohet në detyrê të re. Reisul Ulema i BFI e RMV i falënderoi për bashkpunimin e ngushtë dhe miqësor në mes BFI dhe Ambasadës së Austrisë si dhe sugjerimet e përbashkëta për një formim të ambijentit paqësor dhe marrëdhënieve të mirëfillta në mes njerëzve dhe popujve në këtë nënqiell si dhe ngritjen e vetëdijes mbi rrugën euroatlantike të vendit. Reisul Ulema i dëshiroi shëndet dhe suksese në jetë duke mos e haruar këtë personalitet modest dhe me frymë bashkpunimi në çdo moment.

Banner

Related posts

BDI emëron kryetarët e rinj të degëve, nesër vendoset për takimin e liderëve

Gjyla Halili

Kuvendi miraton ndryshimin e Ligjit për tatim në pronë, qytetarëve u zbriten deri 100 euro nga faturat

admin

Deputetja Ajdari vazhdon takimet në Departamentin e Shtetit Amerikan

Gjyla Halili

Leave a Comment