KOSOVË

Këta janë pilotët që humbën jetën teksa tentonin të shuanin zjarret në Greqi

Dy pilotët që ndodheshin në aeroplanin Canadair që u rrëzua në Greqi kanë ndërruar jetë.

Kapiteni i skuadriljes, 34-vjeçari Christos Moulas dhe nëntogeri Periklis Stefanidis 27-vjeç, e dhanë frymën e fundit në krye të detyrës.  

Stefanidis dhe Moulas, operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak u ngritën pak para orës 12.00 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.

NGJRAJA

Një aeroplan zjarrfikës është rrëzuar në jug të Greqisë gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve që po shkrumbojnë prej ditësh vendin fqinj.

Përplasja e mjetit fluturues ndodhi në ishullin Evia dhe u filmua drejtpërdrejt gjatë një transmetimi në televizionin kombëtar grek.

Aeroplani i modelit “Canadair” kishte në bord dy pilotët kur humbi kontrollin teksa fluturonte në kuotë të ulët, të cilët humbën jetën tragjikisht. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

Zjarret në Greqi

Pika më e nxehtë e emergjencës nga zjarret në Greqi, vijon të mbetet ishulli i Rodosit, ku po zhvillohet ajo që është cilësuar si operacioni më i madh i shpëtimit. Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë një vatër masive, në fshatin e Vati-t në jug të ishullit.

Sakaq, kompanitë ajrore po dërgojnë në ishull avionë bosh për të kthyer në atdhe turistët e evakuuar, shumica e të cilëve britanikë. Qindra prej tyre janë rikthyer në shtëpi, ku mes lotëve e përqafimeve me të afërmit kanë treguar për tmerrin e përjetuar.

Të paktën 10 mijë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, vlerësohet se po kalonin pushimet në Rodos, kur zjarri i dalë jashtë kontrollit detyroi evakuimin e rreth 19 mijë personave.

Vendas e turistë u detyruan të largohen nga banesat dhe hotelet, duke fjetur jashtë teksa flakët u përhapën me shpejtësi drejt bregdetit lindor të ishullit. Qytetarët e përshkruajnë ngjarjen si një katastrofë të përmasave biblike dhe bëjnë thirrje për ndihmë.

“Jam nga Rodosi. Po përpiqemi të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme por është shumë e vështirë. Erërat janë shumë të forta sot, dhe më keq do të jetë të mërkurën. Kemi nevojë për ndihmë, ju lutem na dërgoni ndihma,” shprehet një banore.

Urdhra evakuimi janë lëshuar edhe në Korfuz. Kryeministri Kiriakos Mitsotakis i cili mblodhi kabinetin të martën, paralajmëroi për një verë të vështirë, dhe tha se nuk ka një mbrojtje magjike nga zjarret.

Sipas tij, gjërat do të përkeqësohen me rritjen e temperaturave dhe fuqisë së erës. Mitsotakis e cilësoi të suksesshëm operacionin e evakuimit në Rodos, dhe vlerësoi faktin që nuk ishin shënuar viktima.

Related posts

Vuçiç konfirmon krizën në qeverinë serbe: Nuk kam besim tek Daçiq

admin

Zyrtari i NATO-s takohet me Kurtin dhe Osmanin, diskutohet për veriun

admin

Është gabim, nuk kemi interes ta shohim!

admin

Leave a Comment