TAXHUDIN HAMIDI – TETOVË Të gjithëve na interesonë të kuptojmë diçka më shumë në lidhje me ngrohjen globale . Duke hetuar se ajo me të vërtet pra klima qenka parametri i të gjitha lëvizjeve mbi sipërfaqen e tokës dhe ndryshimet klimatike po ndryshojne edhe rrjedhat ekonomike dhe politike në jetën e çdo njeriu. Tradita e fese islame ne kontinuitet ka qene udhërrëfyese në parandalimin e periudhave të vapes dhe temperaturave të larta . Tradita e fees islame ka sugjeruar në ruajtjen e ambijentit dhe parandalimin e kontaminimit të mjedisit natyrorë. Në mënyrë metaforike ka përcjelllë mesazhin dhe porsine e tmerrit të zjarit të xhehenemit për ta delikuient që përdhosin dhe degjenerojnë kushtet elementare për ruajtjen enatyrës dhe gjelbërimit. Temperaturat e larta dhe padallueshmëria e flladit ka qenë slogan e palajmërimeve se po hapet dyera e “xhehenemit” për ata që nuk rspektojnë ligjin e nimeteve të Krijuesit të Gjithësisë. Në periudha të këtilla si kjo e Korrikut 2023 e cila çështjen e mjedisore e vendos jo vetëm në një orbitë të rrethanave klimatike dhe astronomike por po vë gishtin në mendje duke na sjellë ngjarje dhe historika nga e kalura e njerzimit. Në disa burime thuhet se në vitin 1911 në Francë në Korrik pësuan 40 000 njerëz nga temperaturat e larta 70% nga ky numër fëmijë. Na burime të ndryshme po ndëgjojmë se kjo vape e pa përballueshme për funksionimin normal të shumë dikastereve dhe në veçanti të asja e cila quhet buqësore është vë në shënjestër të shkatërimit dhe dekadencës. Pra gabimet dhe haramet e paralajmëruara nga libri i shenjtë i Kuranit nuk u morrën sa duhet parasyshë. Sot tmerri i vapës apo çështja e mjedisit klimatik pararqet pakujdesinë e madhe që shkaktoi Revolucioni Industrial. Nuk ka zë më të madh se zëri që ngrihet mbi zhurmën e krizës klimatike . Veçanërisht në dritën e rritjes së frikshme të temperatures në mbarë globin shumë pakë u respektuan porosite fetare në koordinim mem idealizmin transcendental dhe liberalizmin material.
Ku material tentonte kohën e fundit të gjeneroje mbi arsyen dhe fenë e shpallur nga qielli . Tani po kuptojmë se temperaturat po shkaktojnë ndryshime dhe pasoja në njerësdhe në ekonomi.
Çka kuptojmë fillimisht me këtë term si ngrohja globale e cila po paralajmëronte njerzimin . Pra , tmerri i vapës dhe ngrohja globale a është çështje kilmatike apo vetëm një çështje mjedisore që lidhet me lëvizjen e planetit periodicitetin e tij dhe kontekstet e tij astronomike apo është e lidhur me një mënyrë ose në një tjetër me botën (hegjemoniste ) e qeversijeve të mire dhe politike efektive për të shpëtuar planetin nga kriza dhe varfëria.
Krizat mund të datojnë nga koha e revolucionit industrial dekadat e fundit po vërrejmë një theks më të shprehur në sulemt klimatike në vendin tone.
Shkencërisht temperaturat e tokës kontrollohen nga energjia e ekuilibrit të diellit e cila është përdhkallëzuar dekadat e fundit në një mënyrë paprecedan pë njohjen e rrethanve të njerëzve në vendin tonë dhe për klimën jo adekuate të përballueshme.
Gjendja aktuale po kërcënon vendet e varfëra të botës së tretë, ata po paguajnë një çmim të lartë për ndotjen e klimës, për të cilën janë përgjegjës të pasurit.
Neve në trojet tona shqipatre si fëmijë, tradita jonë fetare familjare na mësonte duke thënë keni kujdesë se toka po mallkonë.
Ajo edhe si lëndë e ngurtë nuk dëshironë të keqpërdoret mjedisi dhe ekologjia e saj.
Toka sot ankohet nga mbeturinat masive , kontaminimi i ujit, dhe emetimin e rreth 22 miliardë tonë karbon të dëmshëm në vit .
Emetimi i pa kontrolluar e dioksid karbonit nga industria sot është përgjegjës për ndryshimet klimatike të shkaktuar nga ngrohja globale .
Nga këta të dhëna burimore të KB për ruajtjen e konventave të saja po shihet qarte se çështja është politike.
Kapitalizmi parazitarë globl i cili kërkonë të zhduk pyejtë për qëllime ekonomike pragmatike largë llogaritjeve të interesit dhe përfitimit planetar.
Shpresojmë të shpëtojmë nga këta ndryshime klimatike apo të gjith do të dëmtohemi seriozisht nga sendimentimi dhe akomulimi i gabimeve dhe gjunaheve politike që çojnë në mëkate klimatike.
Zona të tëra po shndërohen të papërshtatshme për jetesë.
Flitet për fenimenin e shkretëtirëzimit i cili do të pasojë nga krizat globale të ushqimit.
Polet e akullta në veri dhe në jug.
Po kuptojmë pashmangshërinë e fatkeqësisë së adhshme si pasojë e këtyre fenimeneve të bores së ngrirë për qindar vite.
Gjithashtu fenomeni demografik qe d’të gjenerohet nga ndryshimet klimatike.
Padyshim se klima dhe ngrohja globale paraqite si një çështje politike përpara se të jetë një çështje mjedisore.
Veprimet e politikës mendjengushtë qëndrojnë pas krizës nga shkaku nëse tjetri nuk shihet si partner në këtë palnet dhe jo vetëm si numër në librat staistikorë.
Toka sot rënkon nga lëndimi, për të na paralamëruar që të mos shohim vdekjeje nesër.
(xhxhxh!)