SPORT

Messi dhuron tjetër spektakël për Inter Miami, 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

Lionel Messi nuk ndalet. Pas golit nga gjuajtja e lirë në debutimin e tij, në minutën e 94-t, kundër Cruz Azul, “La Pulce” shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.Një paraqitje perfekte për Messin, në paraqitjen e tij të parë si startues. Ai tashmë shënoi pas 8 minutash. Pasimi i gjatë i Busquets për “10” e vendos këtë të fundit vetëm, ballë për ballë me portierin kundërshtar. Fillimisht argjentinasi gjen shtyllën, por shënon në rikthimin e topit në këmbët e tij me një goditje të thjeshtë.Goli i dytë i tij erdhi 14 minuta më vonë, me një trekëndësh të përsosur me Robert Taylor. Ky i fundit nënshkroi golin e tretë dhe të katërt të Inter Miamit, duke e “vulosur” rezultatin 4-0. Dy fitore në dy ndeshjet e Kupës së Ligës për Inter Miami, i sigurt për kualifikimin në 1/16 finale.Kundërshtari i radhës i Messit me të tijtë do të jetë njëri mes Houston Dynamo, Orlando City (do të ishte një derbi) dhe Santos Laguna; një ndeshje e planifikuar për në fillim të gushtit.Trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino, u gëzua, duke nënvizuar rëndësinë e Messit dhe Busquets për ekipin: “Mendoj se ardhja e tyre i ka dhënë skuadrës shumë besim. Ndiej se ata po marrin një përgjegjësi të madhe përsipër, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ndihet më e lirë për të luajtur. Ne kemi punuar së bashku për ditë të tëra dhe jemi të gjithë në të njëjtën anë”.

 

Related posts

As nuk mund ta imagjinoni se me çfarë shifre po shiten orët e legjendës Schumcher

Gjyla Halili

Guardiola zbulon emrat e nëntë skuadrave që duan ta përjashtojnë Manchester Cityn

admin

Zyrtare: Klubi i Ligës së Parë të Kosovës mbetet pa trajner

admin

Leave a Comment