SHOWBIZ

Po garon me Elon Musk? Jeff Bezos po ndërton një qendër për lëshimin e satelitëve

Amazon po ndërton një strukturë përpunimi prej 120 milionë dollarësh në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida për mijëra satelitët e saj të planifikuar të internetit Kuiper.

Ndërtesa prej mbi 9 mijë metrave katrorë është pjesë e një investimi prej 10 miliardë dollarësh që Amazon ka alokuar për projektin e saj Kuiper, një rrjet i planifikuar prej 3,200 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës, i projektuar për të transmetuar internetin me brez të gjerë në shkallë globale. 

Rrjeti i internetit Kuiper, i cili do të konkurrojë me Starlink-un e kompanisë të Elon Musk, SpaceX, pritet të plotësojë shërbimin e fuqishëm të internetit të Amazon, raporton Reuters.

Amazon planifikon të përfundojë ndërtimin deri në fund të vitit 2024, me synimin për të dërguar grupin e parë të satelitëve në hapësirë në vitin  2025.

Banner

Related posts

70-vjeçari ‘bodybuilder’ njihet në rrjetet sociale si ‘gjyshi me trupin më të skalitur në botë’ (fotot)

admin

Sir David Jason zbulon në moshën 83-vjeçare që ka një vajzë, e cila është po ashtu aktore

admin

Lady Gaga dhe George Clooney do të jenë këshilltarët e rinj të presidentit Biden

admin

Leave a Comment