KOSOVË

​”Figurë unike e kombit shqiptar”, Kurti e Konjufca lartësojnë jetën dhe veprën e Adem Demaçit

Në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Kryeminsitri Kurti e vlerësoi Adem Demaçin si figurë unike të kombit shqiptar.

Ai tha se vepra dhe udhëzimet e Demaçit i mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim.

“Në përkujtim të një figure aq të jashtëzakonshme sa që unike të kombit shqiptar. Sot u mbushën 5 vjet kur baca Adem shkoi në amshim dhe sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, por kemi edhe krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, theksoi Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se Adem Demaçi është njëra prej figurave më të rëndësishme shqiptare që ka arritur t’i artikulojë interesat më jetike të kombit shqiptar.

Konjufca theksoi se veprimtari, Demaçi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

“Adem Demaçi për shqiptarët pas luftës së dytë botërore mendoj se ka qenë njëra prej figurave më të rëndësishme e cila ka arritur t’I artikuloj interesat më jetike të kombit shqiptar. Duke filluar prej koncepteve të Kosovës Republikë, të bashkimit kombëtar dhe të drejtës për vetëvendosje, Adem Demaçi jo vetëm që i artikuloi, por i mbrojti ato me një sakrificë të pashembullt duke qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të popullit tonë, aty ku ishin të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave tona si popull, aty në rendin e parë ishte Adem Demaçi duke filluar prej viteve 50-ta, kur u burgos për herë të parë e deri në vitin 1998 kur thirrja e kërkoi të jetë edhe në ballë të UÇK-së. Adem Demaçi nuk ka dështuar asnjëherë, gjithmonë i ka frymëzuar brezat me sakrificën dhe me veprimtarinë e tij e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe e cila është e rëndësishme edhe për ne që të jetojmë dhe ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës institucionalisht në përgjegjësitë tona të ndryshme”, theksoi Konjufca.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës ishte edhe simbol i rezistencës kombëtare.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Related posts

Policia e Kosovës nisi reduktimin e prezencës së saj në veri

admin

Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

admin

Vuçiq: Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO

admin

Leave a Comment