SHOWBIZ

Risi në TikTok, kompania i përgjigjet rivalitetit të Twitter dhe Threads

Banner

Teknologjia është në “luftë” dhe një aplikacion po i përgjigjet tjetrit me një “shpikje të re”. Kështu gjigandi TikTok po i përgjigjet konkurrentëve të tij, Meta dhe Twitter, me një mjet të ri që lejon përdoruesit të postojnë tekste.

“Me Tekstet, ne po zgjerojmë kufijtë e përmbajtjes për të gjithë në TikTok, duke u dhënë atyre kreativitetin e shkruar që shohim në komente dhe tituj,” njoftoi kompania. Nëse futesh në aplikacion, ku është kamera, do të gjesh edhe opsionin e tekstit, për të postuar çfarë të duash, bashkë me gif-et, por edhe audio.

Normalisht mund të vendosni hashtags, ngjyrën e sfondit dhe çdo gjë që ndihmon krijimtarinë tuaj. Nuk është rastësi që ky ndryshim vjen në një kohë kur Twitter-i i Elon Musk po bën vazhdimisht ndryshime (madje edhe në logo) dhe Meta ka prezantuar Instagram Threads për të marrë përdoruesit që po largohen nga Twitter.

TikTok po fiton terren, gjë që po ndodh tashmë në moshat më të reja dhe po vjen të plotësojë të gjitha boshllëqet që përdoruesit e tij gjetën në platformat e tjera. Deri me sot.

Related posts

Festa e Fitër Bajramit, plotë lumturi në familjen e Robin Krasniqit

admin

Disa mënyra natyrale për ta qetësuar kollën në shtatzani

admin

Festivali Corralejas kthehet në ‘Koloseumin’ e Kolumbisë për toreadorët amatorë (fotot)

admin

Leave a Comment