BOTA

Paralajmëron FMN: Përfundimi i marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës mund të rrisë me 15% çmimet e grurit

Çmimet globale të grurit mund të rriten deri në 15% për shkak të rënies së një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi sot se dalja e Rusisë nga një marrëveshja që lejon eksportet e Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi mund të rrisë çmimet globale të grurit me 10-15%.

Kryeekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, u tha gazetarëve se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi kishte qenë “shumë instrumentale” në sigurimin e furnizimeve të bollshme me drithëra që mund të dërgoheshin nga Ukraina, duke lehtësuar presionet e çmimeve mbi ushqimin.

“Ne jemi ende duke vlerësuar se ku do të qëndrojmë, por diku në rangun prej 10 deri në 15% rritja e çmimeve të drithërave është një vlerësim i arsyeshëm”- tha ai.

FMN parashikoi të martën se inflacioni total global do të bjerë në 6.8% në 2023 nga 8.7% në 2022. Rënia do të pasojë edhe në vitin 2024 në shifrat 5.2%. Inflacioni bazë do të bjerë më gradualisht me 6.0% në 2023 dhe më pas në 4.7% në 2024.

Një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar eksportimin e grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi u arrit në korrik 2022, me Turqinë që vepron si ndërmjetëse e marrëveshjes. Marrëveshja i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte rreth 33 tonë metrikë grurë nga deti dhe doli të ishte një faktor i rëndësishëm për sigurinë globale të ushqimit.

Përfundimi i marrëveshjes mund të ushtrojë presion të veçantë në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore – zona që mbështeten më shumë në grurin e Ukrainës.

Bashkimi Evropian tha të martën se ishte gati të eksportonte pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore të Ukrainës nëpërmjet “korsive të solidaritetit” – që përfshin përdorimin e lidhjeve të transportit hekurudhor dhe rrugor përmes vendeve anëtare të BE-së që kufizojnë Ukrainën.


Top Channel

Related posts

Sulmet me raketa ruse në Ukrainë, më shumë se 100 njerëz u evakuuan nga Kherson

admin

Rriten tensionet në Lindje! Polonia në “gjurmët” e Bjellorusisë: Do të mbajë armë bërthamore amerikane

admin

Ministrat turq në bisedime në Bagdad përpara vizitës së Erdoganit

Gjyla Halili

Leave a Comment