Blerim Bexheti, ngadal, por sigurt po shkruan historin më të re të komunës së Sarajit, ku më shumë se 15 vite është në krye të detyrës duke i shërbyer afro 40.000 banor të komunës së Sarajit në forma të ndryshme si deputet, ministër, kryetar komune dhe besnik i paluhatshëm i politikave të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.
Blerim Bexheti është njeri i respektuar ndër banorët e komunës së Sarajit, andaj edhe gjithmon i ka fituar zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Mbi të gjitha, Blerim Bexhetit i pëlqen të flasë për Sarajin.
Më shumë për të ardhmen, se të djeshmen.
Proektet dhe vizioni për komunën e Sarajit e bën një kryetar të respektuar.
Ka bere beteja te verteta politika, BDI qe te triumfon perballe PDSH-se se atehershme. Periudha 2004-2008.
Ai është i qetë kur flet për politikën.
Pozita e deputetit,ministrit dhe aktualisht të kryetarit të komunës nuk e josh, por e bënë të urtin e politikës, që me zemërgjërësin e madhe e ka krijuar një “ushtri të madhe” prej 11.000 votuesish besnik në Komunën e Sarajit.
Ai si politikan dhe njeriu i parë i komunës e di se çfarë do, e di se si mund të arrijë te ajo çfarë do, dhe, mbi të gjitha, ka një vizion fantastik për komunën e Sarajit.
Si njëri ndër politikanët më të mirë të Maqedonisë së Veriut, ai do që Saraji të mos jetë komunë territoriale periferike e Shkupit, e mbështetur vetëm në të shkuarën e saj, por ai e do Sarajin me vizionin e ri që të shëndrohet në një mini-qytet modern evropian.
Ai është mendjehapur dhe thellësisht i kulturuar si politikan i gjeneratës së re.
Me kryetarin Blerim Bexhetin mund të bisedosh për të gjithë temat, por edhe në çdo hapësirë.
Mijëra banor të komunës së Sarajit,e ndjejnë “të vetin”, të të gjitha moshave.