BOTA

BE paketë 1.5 miliardë euro për Ukrainën: Do vijojmë mbështetjen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE ka dhënë 1.5 miliardë euro mbështetje për Ukrainën.

Në një postim në Twitter, ajo dënoi sulmet ruse ndërsa theksoi se mbështetja për Kievin zyrtar do të vijojë me qëllim riparimin e të gjithë infrastrukturës së dëmtuar.

“Dënoj me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit dhe eksportit të grurit të Ukrainës. Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Sot ne paguam 1.5 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës. Më shumë do të vijnë”, shkruajti presidentja e KE.


Top Channel

Banner

Related posts

​Ministri turk i Financave: Ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 4.5% në vitin 2023

admin

Danimarka synon parandalimin e djegies së Kuranit

admin

Bumi i emigrantëve! Von der Leyen dhe Meloni diskutime për problematikën: BE është këtu!

admin

Leave a Comment