AKTUALE

Kompanitë japoneze të interesuara për mundësi investimi në #TIRZ

Banner

🤝 Diskutime të hapura dhe plane konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe inkurajim të kompanive japoneze për të investuar në Maqedoninë e Veriut në takimet e drejtorit të TIRZ me njerëzit e parë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Shoqatës së Industrive të Autopjesëve të Japonisë dhe Odës Ekonomike të Japonisë.

  • Japonia ka një potencial të madh ekonomik dhe investues dhe mund të bëhet një partner i rëndësishëm për rritjen e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është të prezantojmë vendin tonë dhe mundësitë e investimeve për më shumë kompani dhe institucione japoneze. Bisedimet fillestare janë inkurajuese dhe tashmë po hapen mundësitë për bashkëpunim në nivele të shumta. Në mënyrë të veçantë duhet të shfrytëzohet potenciali i mbi 200 menaxherëve të kompanive të vogla dhe të mesme vendore, të cilët deri më tani kanë shfrytëzuar programet e trajnimit në Japoni – deklarata në ditën e parë të vizitës së punës në Japoni, organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i vizitës disaditore është prezantimi i mundësive për investime në Maqedoninë e Veriut, si dhe janë planifikuar takime me disa oda japoneze, shoqata biznesi, kompani dhe institucione shtetërore. 🇲🇰

Banner

Related posts

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e  Kosovës dhe avansimit politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Gjyla Halili

Mickoski me porosi për Mitsotakis: Kanë ikur kohët e politikanëve që poshtërohen

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takohet me mërgatën: Kontributi i tyre, thelbësor për të ardhmen e Tetovës dhe të kombit

Gjyla Halili

Leave a Comment